Në vitet e fundit janë shtuar detyrimet ligjore dhe angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në vend, përfshirë edhe nismat për programet televizive të transmetuara në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH),i cili ka një kanal të dedikuar që do të ketë në vëmendje kategoritë ku përfshihet respektimi dhe mbrojtja e të gjitha lirive dhe të drejtave të njeriut.
Tashmë prej disa vitesh RTSH transmeton gjuhë të ndryshme sipas pakicave kombëtare në vend. Konkretisht për minoritetin maqedonas, grek, serb, arumun ,rome, bullgare .
Ndërsa duke filluar nga sot,1 korrik 2020, Televizioni Shqiptar fillon transmetimin për lajmet edhe në gjuhën malazeze.
Kryetari i Shoqatës së Komunitetit Malazez në Shqipëri (ZCGA) z. Marinko Culafic, ka njoftuar zyrtarisht Drejtorin e Diaspores për këtë hap pozitiv që vlen për komunitetin malazez në Shqipëri
“Kam kenaqesine t’ju informoj qe sot ne date 01.07.2020 ne Televizionin Shqiptar fillojne per here te pare lajmet ne gjuhen MALAZEZE qe do te transmetohen nga 5 minuta, dy here ne dite (ne oren 10:30 paradite dhe 19:00 pasdite) nga e hena ne te premten. E njejta kohezgjatje dhe orar vlen per te gjitha gjuhet e tjera te minoriteteve qe njihen tashme me ligj ne Shqiperi. Nga ana simbolike ky eshte nje lajm mjaft I rendesishem per minoritetin malazez qe jeton ne Republiken e Shqiperise, edhe pse me vonese per arsye që tashmë dihen”, shkruan z. Culafic në letren e tij.
Culafic thekson se ka ende shumë pune përpara sepse ligji i ri për minoritetet i aprovuar në vitin 2017 nga parlamenti shqiptar ka ngelur vetem në leter. Krijimi I Komitetit te ri, eshte me rendesi ku do te kemi dhe ne perfaqesuesin tone. Ne te gjitha takimet merret si shembull mjaft pozitiv Mali i Zi qe ka ecur shume perpara ne te gjithe kapitujt por vecanerisht ne lidhje me zbatimin ne praktike te ligjit per minoritetet.
“Ne Shqiperi ende nuk jane krijuar hapesirat dhe strukturat e nevojshme per implementimin ne praktike te ketij ligji dhe rrjedhimisht nuk kemi asnje perfaqesues ne institucionet shqiptare”, vijon Culafic .
Megjithate kujtojme se Shqiperia po planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dorëzuar një projektvendim ku edhe propozon që të vendoset edhe një gjuhë e dytë aty ku minoriteti përbën 20% të popullsisë.
“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakicë kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20% të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës. Kërkesa bëhet me shkrim nga jo më pask se 1% e personave që i përkasin pakicës kombëtare. Kërkesa duhet që të shqyrohhet brenda 60 ditëve nga paraqitja e saj pranë njësisë bazë të qeverisjes vendore. Më pas, kryetari i Bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtimin në mbledhje. Vendimi i Këshillit Bashkiak pasi i nënshterohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut i komunikohet personit të autorizuar,”-shkruhet në projektvendimin e Lleshajt.
Zyrtarisht në Shqipëri njihen me ligj nëntë pakica kombëtare, konkretisht greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare. /argumentum.al
© Argumentum