Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen e misionit diplomatik në nivel ambasade të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Vendimi bazohet në Kushtetutë dhe në ligjin “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas vendimit, shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.
Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.