Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Letoni, ku ka humbur jetën një efektive shqiptare e Forcave të Armatosura, i cila ishte pjesë e misionit të NATO-s, i grupit xhenierë për demontimin e minave.
Nga informacionet e para mësaohet se ka qenë shpërthimi i minës që i ka marrë jetën efektives shqiptare Zarife Hasanaj ndërsa janë plagosur edhe 3 persona të tjerë.
Ajo ishte duke çaktivizuar një minë në zonat e rrezikshme.
Në një konferencë për mediat, Gjeneral Bardgyl Koçaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dha detajet nga kjo ngjarje e rëndë.
Gjenerali deklaroi se një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.
Ai në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura bashke me ngushellimet e thella per familjen e viktimes, ka siguruar të gjithë familjarët e efektivëve në Letoni se po ndiqet me vëmendje maksimale ngjarja që ka ndodhur.
“Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit”- ka thene ai.
Deklarata e Gjeneral Bardgyl Koçaku
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forëard Presence”.