Misioni i SHBA-së OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së OSBE-së gjatë vitit 2020.
Përmes një deklarate misioni i SHBA-së në OSBE falënderon Shqipërinë për punën e shkëlqyer gjatë një viti me sfida.
“Ne falënderojmë kryesimin nga ana e Shqipërisë të Zyrës së OSBE-së, për punën e shkëlqyer në drejtimin e OSBE-në gjatë një viti me sfida”, – thekson misioni i SHBA-së në OSBE.
Më herët edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për drejtimin e suksesshëm të OSBE-së përgjatë gjithë këtij viti të vështirë.
Presidenca Shqiptare gjatë një viti promovoi punën e OSBE-së aty ku është më afër me njerëzit. Po ashtu Shqipëria vazhdoi përpjekjet për forcimin e dialogut, si e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri, masat për rritjen e kredibilitetit dhe përdorimin e plotë të dialogut të strukturuar.
Shqipëria e mori kryesimin e OSBE me 1 janar 2020 nga Sllovakia. 36 vendet e saj anëtare nga tre kontinentet ia besuan Shqipërisë kryesimin e organizatës në dhjetor 2018, në Ministerialin e OSBE-së në Milano, ku morën pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.
Detyrat e OSBE-së janë të shumta – prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minorieteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera./ata