Drejtuesi i Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë për sa i përket çështjes së Shqipërisë.
Një prej premtimeve të bëra para popullit grek ishte se nëse ai fiton, do vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën europiane.
“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian” deklaroi ai gjatë një fjalimi në Selanik.
Nesër në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet lokale bashkë me ato për Parlamentin Europian.