Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis deklaroi sot në Parlamentin grek, se shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon.
Parlamenti grek po ratifikon sot marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit.
Sipas “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.
Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.
“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej Mitsotakis.