Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë televizive në SKAI të mërkurën në mbrëmje, ku ka reaguar dhe mbi deklaratën e presidentit turk Erdogan, raporton CNN.gr.
“Erdogani i përmendi edhe dje turqit e çmendur kur po fliste për presidentin Makron. Këto gjera i kemi parë edhe më parë. Çmenduria nuk na çon askund. Greqia nuk pranon kërcënime, nuk kërcënohet, nuk shantazhohet nga askush. Unë mendoj se ishte një shpërthim retorik i momentit, pasi i kam dëgjuar edhe herë të tjera këto”nuk do të flasim”dhe pastaj,”do të flasim” dhe pastaj”mund të flasim”. Dhe në një moment do të flasim, unë nuk kam dyshim për këtë.Por vlerësoj se për momentin kushtet janë ende të papjekura për një takim të tillë”, tha Mitsotakis.
Mitsotakis siguroi pozicionin e shtetit helen në marrëdhëniet dypalëshe dhe në dialogun e vendosur mes vendit të tij dhe Turqisë.
“Por tani, në mënyrë që kjo të ndodhë, ne duhet të flasim dhe të diskutojmë, madje edhe në qoftë se këto diskutime mund të marrin kohë. Në thelb ekziston një humor i mirë. Nga unë ka, por kam besimin të di se kemi të drejtë në anën tonë, se kemi aleatë të fortë dhe se kemi gjithashtu një aftësi të fortë parandaluese , e cila ditë për ditë, javë për javë, muaj për muaj, bëhet si ju shihni shumë më të fortë”, vijoi ai.
Reagimi vjen pasi presidenti turk, Erdogan gjatë një deklarate i është drejtuar veçanërisht kryeministrit grek Mitsotakis, duke i thënë që të mbajë vendin që i takon duke thënë se pavarësisht çdo gjëje Turqia do të qëndojë në këmbë.
“Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu. Nëse nuk i din do të thotë se ti e godite tryezën, ti u largove. Ti u beson disa maleve, por ato male janë mbuluar me borë, asnjëra prej tyre nuk të sjell dobi”, u shpreh Erdogan.
Athina vlerëson se retorikat dhe kërcënimet e presidentit turk vijnë pas vizitës së kryeministrit grek dy ditë më parë në Qipro ku Mitsotakis ka deklaruar se zgjidhja mes dy shteteve nuk mund të pranohet jo vetëm nga Athina dhe Nikosia, por gjithashtu nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar.