Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës.
Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.
Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit grek.
Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.
Megjithatë, pas marrjes së pushtetit ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj.