Edhe kryeministër, edhe kryediplomat!
Një model ky si i homologut të tij grek, që duket se ka vendosur të ndjekë edhe kryeministri shqiptar.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka komunikuar sot se ka marrë përsipër edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri kandidaturës për këtë post të kosovarit Gent Cakaj.
Ka qenë vetë Rama që e ka dhënë lajmin në fjalë, se deri në zgjidhjen e ngërçit të krijuar do të drejtojë edhe këtë dikaster.
“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, ka shkruar Rama.
Ndërsa vetëm pak kohë më parë, në shtetin fqinj, një kemë të tillë të ngjashme e ndoqi edhe kryeministri grek. Aleksis Tsipras pas largimit nga qeveria të ministrit të tij të Jashtëm, Kotzias.