Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, është duke mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin Zoran Zaev, i cili është duke realizuar një vizitë në Bruksel. Ajo ka deklaruar se kanë konfirmuar përcaktimin e Maqedonisë së Veriut për arritjen qëllimit të reformave, raporton tv SHENJA.
“Takimi na dha mundësisnë të diskutojmë arrtijen që ka bërë shteti në raportet fqinjësore dhe më lejoni të përmend marrëveshjet e arritura. Ju përgëzoj për liderishipin e juaj dhe të Ciprasit, si dhe marrëveshjen me Bullgarinë që zgjidhen probleme shumëvjeçare dhe vendosën shtetin tuaj në marrëdhënie më të mira fqinjësore. Kjo hap perspektiva për Maqedoninë e Veriut.
Jam e impresionuar nga reformat. Një numër i madh i ligjeve janë sjellë. Por, ne kemi parë se ndryshimi nuk është vetëm sjellja e ligjeve. Qeveria është e shqetësuar për kualitetin e ligjeve. Jam e bindur se vendi mund ta bëjë këtë javëve në vijim”, ka deklaruar Mogerini.
Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të punojnë së bashku në agjendën e reformave.
“Të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë duhet të kryejnë detyrat e tyre të shtpisë dhe të realizojnë reforamt e kërkuara për reformën evroatlantike. Ata duhet që të vazhdojnë që debatet për çështjet e kërkuara të vazhdojnë të jenë inkluzive. Këto janë çështje të rëndësishme për BE-në”, ka thënë Mogerini.