Sipas raportit të Shoqërisë për Gjuhën Gjermane të publikuar në disa media europiane, emri më i përdorur për djemtë e porsalindur në Berlin vitin e shkuar është Mohamed, duke lënë pas Luis dhe Emil – raporton Dita duke cituar median gjermane.
Po sipas të njëjtit studim, emri është në dhjetë më të përdorurit nga prindërit e rinj në 6 nga 16 republikat federale gjermane, për vitin 2018, duke marrë vend afër fillimit të listës edhe në Hamburg, Nordrhein-Westfalen, Saarland dhe Hesse.
Emri është në vendin e njëzet e katërt në listën e përgjithshme të emrave më të përdorur për të porsalindurit në Gjermani, nëse të gjithë varietet e tij në shkrim dhe përdorimi i tij si emër i dytë merret në konsideratë.
Zhvendosja e tij nga rradha e gjashtë në të parën nga viti 2017 në 2018, sipas anëtarëve të shoqërisë, është evidentisht i lidhur me valën e emigrimit. Po sipas tyre, emri “Mohamed” mund të jetë një nga dhjetë më të përdorurit në të gjithë Gjermaninë, në vitin 2021 ose 2022.
Kojtojmë se më shumë se 1 milion emigrant nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore kanë hyrë në Gjermani, që kur kancelarja Angela Merkel hapi dyert e vendit për ta, në vitin 2015.
Raporti informon se emri më i përdorur në Gjermani për djemtë e porsalindur ishte Ben, ndërsa për vajzat Emma.
“Top lista” vijonte me Paul, Leon, Noah, Louis/Luis, Jonas, Elias, Henry/Henri, dhe Lukas/Lucas