Presidentja e Maldavisë, Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë në detyrë, tha komisioni zgjedhor i vendit.
“Me më shumë se 98% të votave të numëruara dje në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, Sandu siguroi rreth 54% të votave”, sipas rezultateve paraprake nga komisioni.
“Moldavi, sot ju jeni fitimtare. Së bashku, ne kemi treguar forcën e unitetit, demokracisë dhe angazhimit tonë për një të ardhme dinjitoze”, shkroi Sandu në X dje në mbrëmje.
Kundërshtari i Sandu, ish-prokurori i përgjithshëm, Alexandr Stoianoglo, i cili konsiderohej kandidati pro-rus, mori rreth 45% të votave.
Pjesëmarrja e votuesve në këtë vend, i ndarë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, ishte më i lartë se në raundin e parë të 20 tetorit, me më shumë se 54% të votuesve që morën pjesë në këtë raund.
Dita e votimit u ndërpre nga akuzat për ndërhyrje ruse nga Sandu dhe këshilltari i saj për sigurinë kombëtare Stanislav Secrieru.
Secrieru akuzoi Rusinë për ndërhyrje masive në votimin presidencial.
Ai akuzoi Rusinë për ndërhyrje masive zgjedhore, duke pretenduar se kjo përbën një rrezik të shtrembërimit të rezultateve.
Ai raportoi transportin e paligjshëm të votuesve nga rajoni i Transnistrisë i kontrolluar nga Rusia dhe transportin e organizuar nga Rusia në vende të tilla si Baku, Stamboll dhe Minsk.
Ankesat u ngritën për qendrat e kufizuara të votimit në Moskë, pasi vetëm 10 000 fletë votimi ishin ndarë për moldavët që jetonin në Rusi.