Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua një marshim protestë kundër abuzimit me fëmijët. Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën fillimisht tek Sheshi Skënderbej për të marshuar më pas në rrugët e kryeqytetit duke dhënë mesazhe të forta.
“Mos ma vrit fëmijërinë” ishte motoja kryesore e marshimit e shkruar në një banderolë që mbanin protestuesit.
“Eduko djalin”, “Mos hesht, raporto”, “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm” ishin disa prej mesazheve të tjera që ishin shkruar në pankartat që shoqëronin marshimin.
Protesta ishte thirrur nga shoqëria civile pak ditë pas bërjes publike në media të lajmit për përdhunimin e 15-vjeçares nga Rrësheni nga një grup prej 5 personash. Dy ditë më parë një protestë me të njejtën temë u zhvillua në Rrëshen.
Ndërkohë ka ardhur reagimi i parë nga zyrtaret e lartë të vendit. Presidenti Meta, nëpermjet një mesazhi në rrejtin social” facebook” ka shprehur solidaritetin në mbështetje të protestave duke theksuar se ky krim meriton ndëshkim të rëndë ligjor.
Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor.
Lidhur me rastin e rëndë, Gjykata e Lezhës vendosi të enjten arrest me burg Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç.
/argumentum.al