Autoritetet ruse njoftuar se do të dëbojnë një diplomat nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Moskë. Minisrtia e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse, vendimin ia ka bërë të ditur ushtrueses së detyrës Ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çausheska Dimovska, siç njofton Ministria e jashtme në Shku
Pas dëbimit të diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska, nga kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, thonë se presidenti shpreh keqardhje për vendimin e këtillë të Federatës së Rusisë. Po ashtu thonë se vendi mbetet i interesuar për të bashkëpunuar me Moskën.
Presidenti Stevo Pendarovski shpeh keqardhje për vendimin për përzënien e diplomatit të Maqedonisë nga Moska. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale me Federatën e Rusisë në bazë të barazisë dhe respektimit të përbashkët. Kabineti i presidentit Pendarovski nuk ka pasur kontakt me Ambasadën e Rusisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut- deklaroi Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski.
Nga Qeveria presin që të dy vendet të tejkalojnë situatën e krijuar diplomatike gjatë javëve të fundit, raporton alsat.
Qeveria
“Rastin me dëbimin e diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska e vlerësojmë si incident politiko diplomatik. Presim që të tejkalohet në frymën e marrëdhënieve të mira e tradicionale mes dy vendeve.”
Nga ana tjetër, analistët thonë se çdo shtet ka të drejtë të shpall persona të padëshiruar. Ish-Ambasadori Vasko Naumov thotë se veprimet e këtilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
Gjithsesi se kjo nuk kontribuon për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, por vlerësoj se në afat të mesëm dhe të gjatë nuk do të shkaktojë dëm të rëndësishëm. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie me Rusinë në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe lloje tjera të bashkëpunimit, por kjo nuk duhet ta rrezikojë orientimin tonë strategjik, anëtarësimi në NATO, ambiciet për anëtarësim në BE e kështu me radhë- deklaroi Vasko Naumovski, ish-ambasador.
Pasi në muajin Maj, Ministria e Jashtme e vendit tonë shpalli person “Non Grata” një diplomat të ambasadës ruse në vendin tonë, Qeveria e Rusisë u kundërpërgjigj dje, ku ka dëbuar një diplomat të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.