Roma dhe Fejnordi do të ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë. Përpara këtij takimi, tekniku portugez i Romës, Jose Mourinho, dha konferencën e tij për shtyp direkt nga stadiumi “Air Albania”.
“Kemi ardhur në fund të rrugëtimit të këtij sezoni, me dy finale për t’u luajtur brenda pak ditësh, e para ana jepte atë që meritonim dhe atë që kishim si objektiv që ditën e parë, që të luanim në Ligën e Europës, përmirësonim klasifikimin, arritëm, të fitonim atë finale aty, për mua ajo aty ishte një finale ku mund të arrihej objektivi ynë, pro pa e shkruar historinë, për Romën, të përfundosh në kualifikuese për Europën është diçka normale, Kjo finale është historike, që është shkruar duke ardhur këtu, për të luajtur, pro kur mbërrin në finale, duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë dhe fituar finalen.
Në kemi bërë para ndeshjes me Torinon, e kemi thënë që ishte një ndeshje e rëndeshim, ishte e rëndësishme që të dinim që të luajë në finale që të vije këtu qe të dije kush luan kupën dhe kualifikimin, nuk kishim nevojë për këtë tension ekstra, e kemi hequr, u kualifikuam dhe objektivi u arrit, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ne që të mendonim për këtë finale, unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria, nuk kemi dalë, nuk kemi shkuar në shtëpi, kemi qëndruar atje, lojtarëve nuk mund të ua kërkoja këtë, por mendoj e ata janë shumë mirë, shoh skuadrën me përqendrim dhe me tensionin e duhur dhe gëzimin, se duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje kështu dhe jemi mirë. Miki u stërvit sot për herë të parë me ekipin, një seancë e vogël, pa shumë lloj kuptimi sa i përket punës për finalen, se ishte seancë e hapur për mediat. Për të ishte e rëndësishëm që të kishte ndjesi po apo jo, unë kam besim për eksperiencën e tij, është një lojtar i cili njeh mirë trupin e tij dhe njeh ndjesitë. Në fund më tha që ndjehet mirë dhe është në dispozicion për të luajtur.Pro Roma? Këta njerëz gabohen pak në analizë sepse unë mendoj që arsyeja e vetme kur kanë një ndjesi pro Roma është se ka një lojtar shqiptar aty dhe mendoj se është gjëja më logjike dhe normale. Nëse fiton Roma, një shqiptar e çon kupën dhe kjo mendoj se ka një kuptim.Kam luajtur në Superkupën e Europës Mançester Junajtid me Real Madrid në Maqedoninë e Veriut dhe ishte e mrekullueshme, ishte një vend e qytete ku ishte një festë e madhe, një mundësi e madhe, një mundësi madhe për ta për të parë skuadra të tilla, dhe e njëjta gjë vlen për Tiranën. Kemi ardhur këtu dhe e kemi kuptuar shumë shpejt që është një moment i rëndësishëm për ta, që e meritojnë si vend për rritjen e dyte. Stadiumi është shumë i bukur, Më vjen keq që kapaciteti nuk lejon të gëzojnë më shumë tifozë, pro jam shumë i lumtur që vij të luaj këtu.
Zakonisht ndeshje të tilla janë të fundit e një sezoni, kur mbërrin në ndeshjen e fundit të sezonit, e gjithë puna është bërë. Parimisht për ne, që kemi luajtur të premten, nuk kemi çfarë të bëjmë në këto ditë të fundit. Pastaj lidershipi nuk është diçka që mund të vendosësh në tavolinë dhe zgjidh gjërat për 2 3 ditë,. Nesër është dita ku ne mundohemi të lexojmë ndeshjen e ndihmojmë ekipin, por puna është bërë dhe nesër është ndeshja e fundit që për fat të mirë është një finale, kur mbërrin një finale duket të jesh i lumtur që mbërrin dhe të luash këtë ndeshje me sjelljen e duhur.
Kjo është një finale, deri nesër nuk ka asgjë tjetër në mendjen time, është vetëm një finale, është mënyra ime e sjelljes, eksperienca nuk ndihmon, mendoja se mund të ndihmonte por jo, është mënyra ime e qëndrimit njëlloj si në finalen e parë, nuk ka ndryshuar thuajse 20 vite më vonë, nëse më sheh më serioz është përqendrim, një mënyrë tjetër për të përgatitur ndeshjen, pro në këto momente mendoj vetëm këtë.
Jam nga të paktët persona në futboll që nuk ka bestytni, zihem me persona që kanë të tilla. Mbështetjen e tifozëve vetëm të bën mirë, jo keq, nëse Roma a humbur finale me njerëz në “Olimpiko” para ekranit, nuk është faji i tyre, që ta dini më kanë pyetur me çfarë fanelle do të luajmë nesër, iu thashë nuk më intereson, për mua është njëlloj.