Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja më koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë, është 259 persona të prekur.
Në krahasim me ditët e tjera, dje dhe sot është shënuar një rritje e numrit të të prekurve.
Rritja e shifrave të të prekurve do të thotë se Shqipëria ka hyrë në muajin e rritjes së kurbës së të prekurve.
Në total janë kryer 1823 testime.
Një e dhënë pozitive është që numri i personave të shëruar është rritur, por shqetësuese është që 7 pacientë janë në trajtim intensiv.
Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik deklaroi se “deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”, tha Silvia Bino.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
–Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste