Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se shtatë pacientë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë janë evidentuar 673 raste të reja me coronavirus.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po marrin trajtim 260 pacientë, ku 29 janë në terapi intensive, nga të cilët gjashtë janë të intubuar. Ministria thotë po ashtu se janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve 36,971, që nga fillimi i epidemisë.
Në mesin e shtatë viktimave raportohet edhe për një të ri 21 vjeç.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14000
Fier 1747
Shkodër 1326
Durrës 1258
Lezhë 980
Vlorë 921
Korçë 911
Elbasan 865
Berat 782
Dibër 532
Gjirokastër 452
Kukës 403.