Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, deklaroi në Ditari në A2 CNN se nga e gjithë konferenca e sotme e Presidentit Ilir Meta i bëri përshtypje sulmi, sipas tij, që Kreu i Shtetit i bëri aleatëve të vendit tonë.
“Më bëri përshtypje të thellë sulmi ndaj aleatëve tanë: SHBA dhe BE. Shpreh keqardhje se si Presidenti del dhe sulmon në mënyrë të pashembullt edhe reformën në drejtësi”, deklaroi Ulqini.
Kur u pyet në lidhje me zgjedhjet lokale, deputeti socialist u shpreh: “Standardet janë respektuar në mënyrë rigoroze. Opozita nuk kishte asnjë motivacion për të braktisur zgjedhjet””.
Ulqinit iu vu në dukje edhe fakti që ka pasur një numër të lartë votash të pavlefshme, por, sipas tij, ata qytetarë kanë respektuar zgjedhjet.
“Falenderoj ata që votuan sepse ata kanë respektuar zgjedhjet. Kanë ardhur dhe kanë votuar sepse e drejta e votës është legjitime. Janë qytetarë që e quajnë të shenjtë procesin e votimit. Edhe në Parlament ka votë pro, kundër dhe abstenim”, deklaroi Ulqini.