Faktet e kohës që po jetojmë: planeti po nxehet me shpejtësi për shkak të njeriut. Elon Musk është njeriu më i pasur në planet. Pavarësisht pasurisë së madhe, puna filantropike e Musk në vitet e fundit ka qenë thuajse e papërfillshme krahasuar me atë të Jeff Bezos.
Detajet e asaj çfarë kërkon në të vërtetë Musk nuk janë publikuar por më shumë informacion do të publikohet javën e ardhshme. Nuk është hera e parë që Musk dhe kompania e tij kërkon ndihmë me teknologjitë e kapjes së karbonit që kanë për qëllim heqjen e këtij elementi nga atmosfera.
Gjithashtu nuk është nisma e parë për kapjen e CO2 dhe konvertimin e tij në produkte konsumatore. EFPL ka zhvilluar një sistem për kapjen e 90% të emëtimeve të karboni në CO2 të lëngshëm dhe konvertimin e tij në karburant për motorët e avionëve. /PCWorld Albanian