Shqipëria pajiset me 60 respiratorë të rinj, me kontributin e SHBA dhe NATO, që i shtohen kapaciteteve për të luftuar COVID-19 në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi dhe në spitalet e reja COVID 3 dhe 4 deri në daljen nga dimri.
Sakaq, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj u shpreh se këtë ndihmë, numri i respiratorëve në sistem shkon në 173. Po ashtu, ministrja u shpreh se deri në fund të pandemisë, me financimin e qeverisë, sistemit do t’i shtohen edhe 44 respiratorë të avancuar edhe statikë.
Manastirliu theksoi se në dimër, siç pritej, presim rritje të numrit të të infektuarve.
“Me gjithë dobësitë në sistemin tonë, ne ia kemi dale që të përballemi me pandeminë që në momentin e parë. Arritëm që të përgatiteshim në kohë, me spitalet, sot me ndihmë e çmuar të aleatëve tanë, ne kemi dyfishuar kapacitetet respiratore. Në sistem kemi 173 respiratorë. Me flotën e respiratorëve në dyfishojmë flotën që i shtohet kapaciteteve ekzistuese prej 200 respiratorësh që kishim para se të përballeshim me epideminë, “ u shpreh Manastirliu.
Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoni ku SHBA dhe NATO-s i dhuroi Shqipërisë 60 respiratorë të rinj, deklaroi e këto pajisje do të përdoren në vijën e parë të zjarrit për të mbrojtur jetë njerëzish nga COVID-19.
Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se lajmin e mirë ia dha e para vet ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, të cilën e falënderoi publikisht në mungesë.
“Solidariteti nuk ka munguar dhe as vëmendja për vende më të vogla. Ka një domethënie historike dhe të paharrueshme për ne. 60 respiratorët, për këtë dimër që do të jetë i vështir sipas parashikim e që bëjnë ekspertet në botë dhe tanëve në Shqipëri, janë kuptimplotë për aspektin e aktit dhe të gjestit, por dhe të ndihmës konkrete të fuqizimit të sistemit. Nga sot dhe këta respiratorë do të jenë në vijën në zjarrit për të mbrojtur jetë.
Ndërkohë që ne jemi të aranzhuar që mos të lejojmë që kjo krizë shëndetësore të shndërrohet në krizë sigurie. Përpara se të bëhesha kryeministër dhe për shkak të detyrës, e kisha vëmendjen në këtë drejtim, se kam ditur dhe se kam menduar reputacionin që gëzojnë forcat tona të armatosura në gjirin e Natos. Se kam ditur e menduar se në rreshtin e gjatë të ushtrime shumë më të mëdha, njerëzit tanë vlerësohen si ekselentë. Në të gjitha nivelet.”, tha Rama.