Komandantët ushtarakë të NATO-s po bëjnë plane për të vendosur një forcë të përhershme ushtarake në shkallë të plotë në krahun lindor të aleancës që do të ishte në gjendje të përballet me një ushtri pushtuese, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Stoltenberg tha se aleanca ishte “në mes të një transformimi shumë themelor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin”.
“Pavarësisht se kur dhe si përfundon lufta në Ukrainë, lufta tashmë ka pasur pasoja afatgjata për sigurinë tonë”, tha shefi i NATO-s.
“NATO duhet të përshtatet me atë realitet të ri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, shtoi ai.
“Ne duhet të sigurohemi që të vazhdojmë të jemi në gjendje, në një botë më të rrezikshme, të mbrojmë të gjithë aleatët e NATO-s.
Stoltenberg përgëzoi angazhimin e kancelarit Olaf Scholz për të rritur shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë nga 1.5% në 2% të PBB-së.