Ish presidenti francez Zhak Shirak (Jacques Chirac), i cili kishte një nga karrierat më të gjata politike në Evropë, ka vdekur sot në moshën 86 vjeçare.
Për disa vjet ai kishte vuajtur nga humbja e kujtesës, e cila thuhej se ishte e lidhur me një formë të sëmundjes së Alzheimerit ose me një goditje të vogël që ai kishte gjatë kohës që ishte në detyrë.
Chirac, i cili ishte kreu i shtetit francez nga 1995 deri në 2007, kishte një nga karrierat më të gjata politike të vazhdueshme në Evropë – dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet si kryetar i Bashkisë së Parisit.
Chirac do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SH.B.A. në 2003. “Lufta është gjithmonë një zgjidhje e fundit. Gjithmonë është dëshmi e dështimit. Gjithmonë është zgjidhja më e keqe, sepse sjell vdekje dhe mjerim, “- tha ai një javë para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA të pushtonin Irakun. Ai paralajmëroi se çdo okupim i Irakut do të dëshmonte një “makth”.