Ambasada e Rusisë në Shqipëri njoftoi në faqen zyrtare facebook për ndarjen nga jeta të pjesëmarrësit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, gjeneral-majorit të Ushtrisë Sovjetike në pension Jani Lufi më 15 korrik 2023 në Krasnodar.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri shpreh ngushëllime të thella dhe mbështetje për familjen dhe miqtë e Jani Lufit
Mesazhi i plotë nga Ambasada Ruse në Tiranë
Ambasada e Rusisë në Shqipëri me hidhërim të thellë njofton për largimin nga jeta më 15 korrik 2023 në Krasnodar të pjesëmarrësit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, gjeneral-majorit të Ushtrisë Sovjetike në pension Jani Lufi.
Pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë në fund të nëntorit 1944, Jani Lufi vendosi ta lidhë fatin e tij me shërbimin në Forcat e Armatosura.
Më vonë, në mesin e kadetëve dhe oficerëve të rinj shqiptarë, ai u dërgua për të studiuar në BRSS. Për shkak të rrethanave të vështira që lidhen me prishjen e marrëdhënieve diplomatike sovjetiko-shqiptare në vitin 1961, ai vendosi të qëndronte në BRSS dhe të vazhdonte karrierën e tij ushtarake atje.
Në vitin 1962 u diplomua në Akademinë Ushtarake “M.V. Frunze”. Më pas ai shërbeu në pozicione të ndryshme komanduese. Në vitin 1983 iu dha grada e gjeneral-majorit. Ne tërësi, Jani Lufi shërbeu në radhët e ushtrive shqiptare dhe sovjetike për 48 vjet të jetës së tij. Në vitin 2003, në Rusi u botua autobiografia e tij “Nga një partizan shqiptar në general sovjetik”, e cila më pas u përkthye në shqip. Jani Lufi, me gjithë moshën e tij të kaluar, deri në ditët e fundit ka kryer punë patriotike e edukative me rininë, ka mbajtur kontakte me veteranë dhe organizata publike në Krasnodar, ka zënë një pozicion aktiv jetësor dhe ka qenë shembull për qytetarët e vendit tonë.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri shpreh ngushëllime të thella dhe mbështetje për familjen dhe miqtë e Jani Lufit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
/Argumentum.al