Pele, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i tij, Joe Fraga për “Associated Press”.
I njohur si një nga futbollistët më të mëdhenj, Pele mahniti fansat dhe kundërshtarët si golashënuesi më i spikatur i ekipit brazilian Santos dhe kombëtares.
Prezenca e Pele në historinë e futbollit në tre dekada ndihmoi Brazilin të fitonte 3 Kupa Bote në vitet 1958, 1962 dhe 1970. I shpejtë dhe i zhdërvjelltë, cilësi që i spikatën gjatë karrierës së tij 22-vjeçare, ai luajti në më shumë se 1300 ndeshje dhe shënoi thuajse po aq gola.