U nda sot nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari Maksim Sinemati.
Ai punoi me përkushtim rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) si Drejtor i Lajmeve të Jashtme.
Maksi nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare.
Ai dha kontribut edhe në vitet që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Të afërmit, miqtë dhe kolegët humbën njeriun e tyre të dashur, ndërsa media humbi një tjetër gazetar.
Pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 55 vjeçari gazetari i njohur Fatos Baxhaku.