Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane të Fatmir Mediut për të mos u ndaluar tubimet elektorale.
Sipas vendimit të marrë, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.
Komiteti Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale.
“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:
Pranimin pjesërisht të kërkesës
Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Kushtetueses.