Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, në lidhje me vaksinimin e personaliteteve mbi 80-vjeç, përzgjedhje të cilën kreu i shtetit e cilësoi si tipike për diktatorët.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se po vihet kuja për gjenocid dhe diktaturë pse po vaksinohen disa personalitete mbi 80-vjeç.
‘Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për gjenocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80-vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?’, shkruan Rama.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Po ç'janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1362716007144513536?ref_src=twsrc%5Etfw”>February 19, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Ndërkohë më herët, presidenti Ilir Meta u shpreh gjatë konferencës së përjavshme se nuk ka transparencë në procesin e vaksinimit dhe nuk mund të ketë ndarje klasore në këtë proces.
Sipas tij, ndarja klasore është një skemë tipike që zbatohet nga diktatorët.