Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë dhe BE-së Federica Mogherini bëri me dije se pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së është vendosur që të vendosen masa kufizuese ndaj Turqisë, e cila po shkakton dëme të mëdha në Siri.
Në konferencën aktuale, ajo shtoi se të gjitha vendet anëtare kanë dënuar ndërhyrjen e Turqisë në Siri, e cila rrezikon të provokojë ringjalljen e ISIS-it. Sipas zyrtares së lartë të diplomacisë europiane, duhet të forcohet koalicioni anti-ISIS.
‘’Pas një diskutimi të gjatë me ministrat, ata u angazhuan për të gjetur një qëndrim të përbashkët për veprimet e Turqisë në Siri.Kmi një pozicion të përbashkët. Kemi marrë informacione nga OKB për problemet e krijuara nga ndërhyrja e Turqisë. Ka një mbështetje të fortë nga BE për themelimin Komitetit Kushtetutues për gjetjen e zgjidhjeve të OKB. Të nisë sa më shpejt proçesi në Gjenevë.
Ka një kërcënim për BE-në dhe rajonin nga ISIS-i, prandaj duhet të gjejmë zgjidhje me koalicion global anti-ISIS dhe gjithashtu ka një angazhim të fortë për stabilitetin e rajonit si: për emigrimi po bëhet i rrezikshëm. Duhe të kemi një pozicion të qartë për eksportin e armëve në Turqi, jemi gati të aplikojmë këtë kornizë’’, u shpreh për reagimin ndaj ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri Federica Mogherini.