Zgjedhjet e 30 Qershorit po monitorohen imtësisht nga trupa diplomatike e akredituar në Tiranë.
Ndërkombëtarët janë në terren ku po vëzhgojnë nga afër situatën.
Veç misionit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje edhe selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve.E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, është gjendur këtë mëngjes në shkollën Edit Durham për monitorimin e zgjedhjeve vendore 2019, ambient i cili është kthyer në qendër votimi. Ambasada Amerikane ka nxjerrë stafin e saj për vëzhgim të procesit zgjedhor.