Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në një deklaratë dhënë Kanal 77, është shprehur i zhgënjyer me deklaratën e ish-partiakut të tij nga rradhët e LSDM-së Maksim Dimitrievski dhënë ditë më parë, ku tha se Korridori 8 i duket si komplot i Iliridës me bashkimin e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës. Bytyqi pohoi se ai thjeshtë nuk mund ta kuptojë qëndrimin e tij, që një projekt madhorë e kategorizon si të tillë.
“Unë personalisht nuk mund ta kuptojë se si një socialdemokrat i ashtuquajturi Dimitrievski, e sheh Korridorin 8 kështu. Qytetarëve duhet t’u tregohet përfitimet që do t’i kenë me ndërtimin e këtij korridori, dhe socialdemokratët duhet të jenë njerëz dhe politikanë që do të përpiqen t’i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë. Nuk ka pse të mos dëshirojmë, të mos luftojmë përmes zhvillimit të infrastrukturës, të krijohen mundësi të barabarta për qytetarët që jetojnë në Kumanovë dhe ata që jetojnë në Ohër. Unë personalisht nuk shoh asnjë arsye kundër prosperitetit që u sjell zhvillimi rajoneve, për të cilat askush nuk është kujdesur me dekada.”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Sipas tij të gjithë qytetarët pa dallim përkatësis së tyre etnike, gjinore e partiake, pa marrë parasyshë vendbanimit të tij, jeton në Tetovë, apo Kriva Pallank, jeton në fshatin Tabanovc të Kumanovës apo në diku në fshatrat e Dibrës, apo të ndonjë vendbanimi tjetër kanë merituar një shans të barabartë, kanë merituar mundësi të barabarta për zhvillim, për qasje në punë, për pagë dinjitoze, sipas tij këto ndarje vetëm e dëmtojnë RMV dhe Demokracinë në përgjithësi. /zhurnal.mk