Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani ka pritur mëngjesin e të martës në zyrën e tij, Ndihmëssekretarin amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson.
Takimi ka zgjatur rreth 2 orë. Pjesë e takimit kanë qenë dhe prokurorët e tjerë të SPAK.
Pritet në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga SPAK për takimin e zhvilluar, ndërkohë që Robinson prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Tiranë ku pritet të zhvillojë dhe një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Njoftimi:
Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.