Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka folur për paketën e re ‘Anti-KÇK’, duke u shprehur se kjo paketë duhet të respektojë reformën në drejtësi.
Soreca tha se një paketë e ngjashme ishte provuar edhe në Itali, duke dhënë rezultate.
Ai ka folur edhe për konceptin ‘Ndiq Paranë’, duke u shprehur se kjo është mënyra më e mirë për të luftuar krimin.
Ai theksoi se SPAK duhet të jetë në qendër të punës për luftën kundër korrupsionit.
Në lidhje me shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në, ai thotë se mundësitë janë më të larta në krahasim me muajin tetor, por Shqipëria duhet të vazhdojë reformat.
Ambasadori ka vlerësuar marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore duke u shprehur se kjo tregon që palët duan të ecin përpara dhe të zgjidhin krizën politike.
“E kemi mirëpritur marrëveshjen për reformën zgjedhore. Palët kanë shprehur vullnet për të ecur përpara”, tha Soreca.