Ambasadori Italian në Tiranë, Fabricio Bucci ka reaguar në rrjetet sociale për dosjen e përgjimeve të antimafias Italiane, ku përfshihet dhe Shqipëria.
Ambasadori italian shprehet se polemikat nuk shërbejnë për verifikimin e së vërtetës.
“Italia është është dhe do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. . U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”,- shkruan ambasadori Italian në Tiranë në një postim në Twitter.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”it” dir=”ltr”>1/3 L’🇮🇹 è, e rimarrà sempre, al fianco delle istituzioni 🇦🇱 nella lotta alla corruzione e alla criminalità organizzata. Massimo sostegno all'autorità giudiziaria 🇦🇱 per il completo accertamento di ogni episodio di corruzione, da chiunque venga commesso e da dovunque provenga.</p>— Fabrizio Bucci (@ItalianAmbALB) <a href=”https://twitter.com/ItalianAmbALB/status/1353782142195662848?ref_src=twsrc%5Etfw”>January 25, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>