”Ndryshim në art, miqësi në zemër”, ishte aktiviteti i radhës që u zhvillua me artistë kineze dhe artistë shqiptarë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ku performuan vallet kombëtare kineze dhe shqiptare dhe muzikë instrumentale në mjediset e Katedrales Ortodokse në Tiranë.
Një koncert i konceptur si shkëmbim mes muzikës dhe kërcimeve të artistëve shqiptarë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe artistëve kinezë të muzikës folklorike.
“Vallja e rosave”, me motive të Shqipërisë së Mesme, por edhe kaba me klarinetë nga jugu i Shqipërisë. Një surprizë për publikun ishte “Vallja pogonishte”, që u interpretua nga valltarët shqiptarë dhe ata kinezë.
Përformanca folklorike kineze u shpalos për të pranishmit në këtë event artistik, një ndër të shumtit e organizuar nga Ambasada e Kinës në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës.
Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Sokol Marsi, përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi shkëmbimin midis artistëve shqiptarë dhe kinezë, duke e vënë theksin tek bashkëpunimi i hershëm dhe tradicional mes tyre.
Kujtojmë se sonte përmbyllet java e kulturës kineze në sheshin Skënderbe ku do të prezantohet një përformance e mrekullueshme këndimi e kërcimi, vallëzimi klasik dhe instrumentet muzikore Kombëtare. Artiste kinez e shqiptare do të jene sërish bashkë në skenë për të gjithë publikun.
/Argumentum.al