Policia e Shtetit ka lajmëruar disa ndryshime në strukturen e saj.
Mesditën e së premtes, Tonin Vocaj është emëruar Drejtori i Policisë së Tiranës. Ndërsa Lorenc Panganika është vendosur drejtori i Policisë së Fierit.
Alet Shatro është emëruar zëvëndës drejtori i Hetimit të Krimeve në Tiranë.
Tonin Vocaj mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm, Tonin Vocaj.
Ndërsa Panganika drejtoi Policinë e Tiranës që nga tetori i vitit 2021, kur drejtori i atëhershëm Gledis Nano emëroi krerët e rinj të policisë në qarqe.