Ngjarje e rënda dhe kriminale të ditëve të fundit e detyruar Qeverinë që të shpejtonte me disa javë ristrukturimin thujase në të gjitha qarqet por edhe në drejtoritë më të rëndësishme të uniformave blu në Drejtorinë e Përgjitshme, ristrukturim ky i paralajmëruar edhe nga Kryeministri Rama. Ditën e sotme janë bërë me dije edhe lëvizjet e bëra, ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore, përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën.
Emrat e krerëve të rinj të policisë në qarqe
- Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Skënder Hita transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisëm Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
- Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
- Gjovalin Loka, ish-drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
- Shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, Oltion Bistri transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
- Ardian Çipa, deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
- Hamdi Fjore, deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
- Edmond Tarkaj, deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
- Dhimitraq Ziu, deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet drejtor i Policisë Rrugore.
- Luigj Vathi, drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet zv.drejtorpër sigurinë në DVP Tiranë.
- Neritan Nallbati, deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndryshimet vijnë në kuadër të strukturimit të policisë së shtetit, e paralajmëruar më herët nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në një deklaratë për mediat që pasoi ngjarjen e rëndë me 4 të vrarë në Velipojë, disa ditë më parë, ministri Çuçi paralajmëroi ndryshime rrënjësore të policisë në qarqe, ndryshime të cilat, siç tha, do të preken nga të gjithë.
“Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të Policisë së Shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim”, tha ministri Çuçi.