Krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm. Këtë e ka pohuar kreu i Komitetit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo do të bëhet në një formë apo në një tjetër dhe se kjo po bëhet për të krijuar një kundërpikë ndaj Serbisë: Një territor që mund të jetë në gjendje të konkurrojë Serbinë me madhësinë, burimet dhe popullsinë e saj.
“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, i cili është gjithashtu në interes të vendeve perëndimore. Është e qartë se ata nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, tha Drecun, duke shtuar se “ne nuk duhet të jemi aq të verbër që të mos shohim se do të kemi Shqipërinë e Madhe në shekullin e 21-të” dhe duke e vlerësuar këtë si “një veprim jo-civilizues, shkatërrues dhe destabilizues”.