Me moton “Ne jemi NATO”, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Ambasada e SHBA-së thekson se “që prej vitit 1949, NATO ka mbrojtur anëtarët e saj nga pushtimi i huaj”.
“Tridhjetë vende në Amerikën e Veriut dhe Evropë ndajnë një mision për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e aleatëve tanë, për të siguruar paqen dhe prosperitetin e tyre dhe për të ruajtur një të ardhme të përbashkët që vlerëson njerëzimin tonë të përbashkët. Ne jemi NATO!”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
NATO-ja është organizatë e themeluar në vitin 1949 në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, Belgjikë.
Kjo organizatë luan rol në zgjidhjen e krizave politike dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.
Shqipëria u anëtarësua në NATO në 1 prill 2009.
TIRANË, 4 janar/ATSH/ Me moton “Ne jemi NATO”, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.