Fjalimi i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
***
Ukrainas! Ukrainase!
Dhe të gjithë miqtë dhe aleatët tanë!
De facto aleatë. Sot, këtu në Kyiv, në zemrën e vendit tonë, ne po bëjmë një hap vendimtar për sigurinë e të gjithë komunitetit të popujve të lirë.
Ne e shohim se kush na kërcënon. Kush është i gatshëm të vrasë dhe sakatojë. Kush nuk ndalet para asnjë barbarie, vetëm e vetëm për të zgjeruar zonën e tij të kontrollit.
Më 24 shkurt, sulmi i parë në shkallë të plotë u krye mbi Ukrainën. I pari!
Rusia nuk do të ndalonte në kufijtë tanë nëse ne nuk do ta ndalonim atë. Shtetet e tjera do të ishin në rezikun e sulmit. Shtetet Baltike, Polonia, Moldavia dhe Gjeorgjia, Kazakistani…
Rusia pretendonte të nënshtronte popuj të ndryshëm të Evropës dhe Azisë. Pretendonte ende gjashtë muaj më parë. Kjo ambicie kriminale është thyer në Ukrainë. U thye pranë Kyivit dhe Chernihivit. Në “Azovstal”. Në rajonin e Sumy dhe në rajonin e Kharkivit. Në “Ishullin e gjarpërive”. Do të prishet në Donbas dhe në jug të Ukrainës kur t’i çlirojmë. Domosdoshmerish, në Krime, në Krimenë e lirë të Ukrainës.
I gjithë territori i vendit tonë do të çlirohet nga ky armik – armiku jo vetëm i Ukrainës, por edhe i vetë jetës, njerëzimit, ligjit dhe së vërtetës.
Rusia tashmë e di këtë, e ndjen fuqinë tonë. Ajo e sheh se pikërisht këtu, në Ukrainë, ne dëshmojmë forcën e vlerave tona. Dhe kjo është arsyeja pse ajo po nxiton. Bënë këtë farse me tentativën e aneksimit. Dhe përpiqet të vjedh diçka që nuk i përket asaj. Dëshiron të rishkruajë historinë dhe të ripërcaktojë kufijtë me anën e vrasjeve, abuzimeve, shantazheve dhe gënjeshtrave.
Ukraina nuk do ta lejojë këtë.
Sot mbajta një mbledhje të Shtabit të Komandantit Suprem të Përgjithshëm. Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. Ne kemi një zgjidhje.
Së pari. Vetëm rruga e forcimit të Ukrainës dhe dëbimit të pushtuesve nga i gjithë territori ynë do të sjellë paqen. Ne do të ecim në këtë drejtim.
Së dyti. Ukraina ishte dhe mbetet një lider në përpjekjet e negociatave. Ishte pikërisht shteti ynë i cili gjithmonë i ofroi Rusisë të binte dakord për bashkëjetesë në kushte të barabarta, të ndershme, dinjitoze dhe të drejta. Është e dukshme, se me këtë president rus, kjo është e pamundur. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi të gatshëm për një dialog me Rusinë, por tashmë me një President tjetër të Rusisë.
Dhe e treta. Ne duhet të fikësojmë juridikisht gjithçka që kemi arritur në fakt.
Pikërisht në Ukrainë vendoset fati i demokracisë në përballjen me tiraninë. Pikërisht këtu, me fuqinë e kufijve tanë shtetërorë ne mund të sigurojmë fuqinë e kufijve të të gjitha shteteve evropiane. Ne mund të garantojmë se askush tjetër nuk do të guxojë më të rikthejë luftën në kontinentin tonë.
Pikërisht këtu, në Ukrainë, vlerat e komunitetit tonë euroatlantik kanë marrë energji vitale. Forcën e njerëzve që luftojnë për liri, dhe forcën e popujve të cilët ndihmojnë në këtë luftë.
Ne jemi de fakto aleatë. Kjo tashmë është arritur. De fakto, kemi bërë rrugën tonë për në NATO. De fakto, kemi provuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës, ato janë reale për Ukrainën, reale në fushën e betejës dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë.
Ne i besojmë njëri-tjetrit, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e mbrojmë njëri-tjetrin. Pikërisht kjo është Aleanca. De fakto.
Sot, Ukraina po benë aplikim për ta bërë atë de jure. Sipas procedurës e cila do të jetë në përputhje me vlerën tonë në mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë. Në mënyrë të përshpejtuar.
Ne e dimë se është e mundur. Ne kemi parë Finlandën dhe Suedinë të fillojnë t’i bashkohen Aleancës këtë vit, pa një plan veprimi për sa i përket Anëtarësimit.
Kjo është e drejtë. Është gjithashtu e drejtë për Ukrainën. Ky është konsolidimi në nivel kontraktual të diçkaje, që tashmë është arritur në jetë dhe që përmban vlerat tona.
Ne e kuptojmë se kjo kërkon konsensusin e të gjithë anëtarëve të Aleancës. Ne e kuptojmë se është e nevojshme të arrihet një konsensus i tillë. Dhe për këtë arsye, ndërsa kjo po ndodh, ne propozojmë të zbatohen propozimet tona në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe të gjithë Evropën në përputhje me Kompaktin e Sigurisë së Kiyvit (Kyiv Security Compact), të zhvilluar dhe paraqitur partnerëve tanë.
Siguria nuk ka alternativa. Por duhet vendosmëri për ta garantuar atë.
Ne po bëjmë hapin tonë vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Sot, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës miratoi një vendim për të aplikuar sanksione ndaj individëve dhe subjekteve juridike të rëndësishme të Rusisë, të cilët nuk gjetën guximin të dalin në mbrojtje të njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, ose që në një mënyrë ose në një tjetër janë përfshirë në hapa agresivë kundër Ukrainës dhe komunitetit të popujve demokratikë.
Dhe në të njëjtën kohë, u drejtohem deputetëve të popullit të Ukrainës: në mbledhjen e radhës të Verkhovna Rada të Ukrainës, do të shqyrtohet një projektligj për shtetëzimin e të gjitha aseteve ruse, i cili duhet të thjeshtojë ndjeshëm këtë procedurë. Kërkoj ta mbështesni këtë projektligj pa vonesë.
Ne po përfundojmë çmontimin e ndikimit rus në Ukrainë, Evropë dhe botë.
Lavdi Ukrainës!
/Argumentum.al