Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociatat. Zyrtari i lartë i BE do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend.
Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35. Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.
Paraditen e sotme Tusk do të jetë në Maqedoninë e Veriut me të njëjtën axhendë. Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në