Një projekt rezolutë me 10 pika, është drafti i përgatitur nga Kuvendi, në prag të vendimit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Draft rezoluta, përmes së cilës kërkohet dialog gjithëpërfshirës, mban firmën e deputeteve Senida Mesi dhe Rudina Hajdari.
Rezoluta thekson se në prag të vendimit të BE, konsiderohet e rëndësishme që Kuvendi të vijojë me intensitet punën e tij në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Kushtetuta, Rregullorja e tij si dhe ligjet në fuqi përsa i përket në veçanti procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
“Me anë të kësaj projektrezolute kërkohet që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike, në institucionet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojë e përqendruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Summit-it të ardhshëm të Këshillit Europian i cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veirut.
Në kuadër të kësaj prespektive, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të angazhohet më tej për ecurinë e reformave dhe zbatimin e tij sipas funksioneve që Kushtetuta dhe ligjet në fuqi i kanë caktuar.
Përsa më sipër kërkohet që të fillojë procedura e shqyrtimit dhe miratimit të kësaj projektrezolute, bashkëngjitur relacionit shpjegues”, thuhet ne draft rezolute.