Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështjet lidhur me procesin e negociatave.
Presidenti Erdoğan në bisedë theksoi se duhet të sigurohet patjetër evakuimi i të plagosurve dhe civilëve në Mariupol, ku situata po bëhet gjithnjë më e e rëndë për çdo ditë që kalon.
Ai tha se janë të gatshëm të sigurojnë të gjithë ndihmën që munden gjatë procesit të negociatave dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme, përfshirë ndërmjetësimin. Erdoğan ka vënë në dukje se edhe çështjen e garantuesit e shohin pozitivisht në parim.