Në vijim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Maqedoni e Veriut u nënshkruan sot në Shkup 27 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve.
Marrëveshjet synojnë dakordësimin e hapave të përbashkët dhe zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, dixhitalizimit, integrimit europian, etj.
Më poshtë marrëveshje e nënshkruara mes dy qeverive:
- Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
- Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike
- Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të Republikës së Shqipërisë
- Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Evropian ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë
- Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e RMV dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë- Drejtoria Përgjithshme e Doganave të RSH për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së RMV dhe Këshillit të Ministrave të RSH për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes RSH dhe RMV, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë(RMV-Qafë- Thanë RSH)
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e taskforcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
- Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
- Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës lidhur me lekturën /redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.
- Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
- Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e lidhjes rrugore ndërmjet dy vendeve.
- Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
- Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.