Kryeministri Edi Rama deklaroi sot aeroporti i Vlorës është motor i ri për ekonominë shqiptare.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Rama tah se “ky moment për mua është shumë i rëndësishëm se vaksina sepse më jep mundësinë të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë. Një përpjekje aq të gjatë me pengesa të shumta saqë Belinda e di shumë mirë dhe në një moment të caktuar fillova ti them nuk ka mundësi ka një mallkim, dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo zgjidhje një problem lindte një problem tjetër”.
“Ka qenë një histori për t’u bërë libër historia e rrugës sonë për të ardhur deri këtu qysh në krye të herës kur ne filluam një negociate me konsorciumin që ndërtoi aeroportin e ri të Stambollit, natyrisht ishte një konsorcium fantastik me kapacitete të jashtëzakonshme me një fuqi financiare absolutisht të padiskutueshme, por në fund Baca Behgjet e di që kush bën biznes nuk do të dijë shumë se sa i madh është volumi i biznesit , port ë dijë për pjesën e vet të fitimit. Ne konkluduam që oferta e bërë nga konsorciumi për shtetin shqiptar nuk ishte e përshtatshme dhe u detyruam ti mbyllnim pa sukses ato negociata”.
“Më pas përgatitëm gjithë procesin për të dalë me një garë të hapur ndërkombëtare. Patëm shumë interesim nga një sërë kompanish që ndërtojnë dhe operojnë aeroporte në botë që nga Europa deri në Argjentinë duke kaluar edhe përmes Lindjes së Mesme. Ishim shume të bindur që do të kishim një garë më shumë operatorë dhe do të kishim një zgjedhje shumë të kënaqshme, por kur gara ishte në proces ra virusi, i cili siç e dini të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë që industria më e goditur nga të gjithë industritë e bombarduar nga ky armik i padukshëm është industria aeroportuale”, nënvizoi Rama.
Kryeministri Rama tha se “në atë moment të interesuarit na çuan kërkesa për të pezulluar garën dhe gara u pezullua për t’u rihapur pas verës së shkuar. Mirëpo gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi i të gjitha financimeve për kompanitë në industrinë aeroportuale me investime të reja, pasi të gjitha mbështetjet financiare që u dhanë nga qeveritë për to ishin mbështetje që ne këtu i kemi quajtur pagat e luftës”.
Më tej Kryeministri Rama u shpreh se “ne do hapim 4 porta nga qielli me se s’bën, me këmbëngulje të madhe, me durim të madh, siç kemi pasur deri tani. Nëse mua më ka vlejtur gjithë kjo kohë më ka vlejtur për të njohur një dimension të vetes time që nuk e kisha ditur që kisha durimin për të kalitur durimin”.
“Mbase javën tjetër do të lançojmë garën për aeroportin e Sarandës tani më kontrata për Vlorën është mbyllur. Investimi në Tiranë në aeroportin “nënë Tereza” do të jetë një investim 99 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë me sipërmarrjen që tanimë e ka kthyer aeroportin e Tiranës në një aeroport shqiptar të menaxhuar nga shqiptarët pas një periudhe problematike në menaxhimin e të huajve. Aty do të ndërtohet terminali i ri do plotësohen të gjitha kushtet e mungura të pistës për fluturime transoqeanike”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “lajmi i bukur këtu është se pista e Vlorës dhe kushtet e aeroportit janë të tilla që fluturimet New York-Shqipëri mos të jenë vetëm Tiranë-New York, por edhe Vlorë-New York”.
“Nuk është vetëm ky aspekti i fluturimeve transoqeanike Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve do të rritet”, – tha Rama.