Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila viziton sot Shqipërinë si dhe Kryeministrit Edi Rama.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përbën një hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës tonë.
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII dhe një nga pjesët më të rëndësishme sepse Rrogozhina është pikë ndarëse e trafikut hekurudhor. Ka një rëndësi të veçantë si nyje lidhëse.
Marrëveshja parashikon 62 milionë euro grant për Shqipërinë nga Komisioni Europian, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.
Vlera totale e investimit shkon 120,5 milionë euro.
/Argumentum.al