Kuvendi i rikthehet këtë të hënë punimeve.
Në orën 17:00 është parashikuar të mbahet seanca plenare e parë e këtij viti dhe që çel sesionin e ri të punimeve.
Në rendin e ditës është ceremonia e hapjes së sesionit, miratimi i procesverbalit të seancës së fundit plenare të vitit 2019, njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend si dhe miratimi i kalendarit 3 javor të punës e i programit 6 mujor të punës.