Prej javës së ardhshme, nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit nuk do të niset asnjë avion përveç asaj të kompanisë Air Albania. Edhe pas 23 marsit, Air Albania do të vijoi fluturimet për në Stamboll dhe anasjelltas.
“Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli”, bëhet e ditur nga Tirana International Airport.
Ndërkohë, aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide, bëhet e ditur nga shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.
Për këtë arsye, pasagjerët këshillohen që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit për biletat që mund të kenë rezervuar më parë.