Në datë 13 dhjetor në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit, shoqata “Komuniteti malazez në RSH” në bashkëpunim me Drejtorinë për Dijasporën dhe Emigracionin organizuan një aktivitet kulturor me temë “Krijimtari multikulturore malazeze”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i librit “Ksenija Cicvariq – Jeta dhe këngët” me autor Milorad Miranoviq is edhe prezantimi i kostumeve popullore të Malit të Zi nga grupi përfaqësues i asamblit “Mirko Sërzentiq” i udhëhequr nga profesori dhe kompozitori i njohur i muzikës popullore malazeze z. Senad Gaçeviq.
Në fjalën e hapjes, kryetari i “Komunitetit malazez” z. Marinko Çullafiq falenderoi rektorin e Unversitetit të Elbasanit z. Skënder Topi për mbështetjene tij të plotë për realizimjn e këtij aktiviteti si dhe të pranishmit e tjerë.
Në emër të Drejtorisë për bashkëpunim me Dijasporën dhe emigrantët e përshëndeti aktivitetin z. Zoran Gjukanoviq, ndërsa në emër të Universitetit “Aleksander Xhuvani” foli shefja e Departamentit të gjuhêsisë profesoreshë Teuta Toska si edhe zevendës dekanja Aurela Basha. Gjithashtu aktivitetin e përshëndeti dhe Komisioneri kundër diskriminimit z. Robert Gajda.
Ditën tjetër, në datë 14 dhjetor përfaqësuesi i UZDI z. Gjukanoviq dhe kryetari i ZCGA z. Çullafiq ishin të pranishëm në hapjen e Konsullatës së nderit të Malit të Zi në Shkodër ku u takuan me Ministrin e jashtëm të Malit të Zi z. Gjorgje Raduloviq si edhe me Kryebashkiaken e Shkodrës z. Voltana Ademi e cila bashkë me Ministrin z. Radulovic inaguruan Konsullatën e re të nderit në këtë qytet.
Mē pas Ministri për punët e jashtme të Malit të Zi pati një takim të ngrohtë me përfaqësuesit e pakicës malazeze më Shqipëri.
Në darkë, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës sipas programit te ZCGA u organizua nje koncert folklorik me valle popullore nga asambli folklorik “Mirko Sërzentiq” me qendër në Podgoricë si dhe u bë dhe promovimi i librit “Ksenija Cicvariq – jeta dhe këngët” me autor Milorad Miranoviq.