Prof. Dr. Lisen Bashkurti
‘ Federata Ballkanike’, ‘ Mreteria Serbo-Kroato- Sllovene’, ‘Jugosllavia e Pare’, ‘Federata Jugosllave Socialiste’, ‘Jugosllavia e Mbetur’, ‘Unioni Serbi-Mali i Zi’, ‘Bota Serbe’…sa shume emra te nje aksi me Beogradin perreth dhe me se shumti ne qender. E tash na vjen si neper mjegullnajen e se kaluares edhe ‘Ballkani i Hapur’…asgje e re, degjese e rendomte, trill i sterkonsumuar, ose me sakte…
1. ‘Arrne e bukur mbi thes te shqyer’
‘Ballkani i Hapur’ , sa fjale te bukura mbi realitete te trishta! Dhe vijne keto fjale mbas afro 20 vitesh plot luftra e konflikte. Afro 20 vjet me pare Serbia ‘kafshonte’ njeri pas tjetrit popujt fqinje. Afro 20 vjet me pare Ballkani mbushej me varre masive. Afro 20 vjet me pare Ballkani ngjante me nje fabrike ksenofobishe plot urrejte, frike dhe armiqesi. Afro 20 vjet me pare Kosova dhe populli i saj rrezikoheshin seriozisht nga shfarosja prej genocidit Serb…
‘Ballkani i Hapur’ , por nga kush u pat mbyllur?! E pati mbyllur revanshizmi I nacionalizmit te shfrenuar, barbar Serb. E pati mbyllur etja per territore, popuj e pasuri te pamerituara. E pati mbyllur endrra per dominim politik, nacional, etnik, religjioz. E pati mbyllur dora e zgjatur dhe e fshehte e lakmive gjeopolitike per te dale nga Stepat e ngrira ne detet e ngrohta te Mesdheut. E pati mbyllur edhe harresa e Perendimit per kete Gadishull qe qendronte si briri i buallit ne mes te syrit te Evropes se bukur…
2. Urat qe ndajne
Afro 20 vjet me pare bombardimet shemben Uren e Mostarit ne Bosnie e Hercegovine. Ajo ure ishte simbol i lidhjeve, komunikimit, bashkejeteses midis popujve tejpertej barrierave natyrore, historike dhe etnokulturore.
Shembja e Ures se Mostarit bartete nje simbolike ogurzeze. Po shembej ne kohe moderne ajo ure qe ishte ndertuar ne Mesjete. Po rrenohej ne mes te Evropes se Bashkuar paqesore e demokratike nje ure qe kishte mbijetuar kryqezata, perandori dhe luftra te pafund. Po shkaterrohej nje lidhje nderpopuj pak vjet mbas heqjes se barrieres se Murit te Berlinit….
Nje histori e perafert ndodhi ne Kosove mbas Luftes se vitit 1999 me Uren e Ibrit. Po Ura e Ibrit ne Kosove nuk u shemb, por u mbyll. Ne fund te fundit pasoja ishte e njejte…nje ure e shembur dhe nje ure e mbyllur. Ne bote urat I sherbejne lidhje…ne Ballkan duket se jo…
3.Histori paradoksesh, kundershtishe.
Kur Ura e Mostarit po ringrihej nje tjeter ure ne Ballkan po mbyllej. Ishte Ura e Ibrit ne Veri te Kosoves. Aty ngeci procesi historik i Kosoves 1999…e vazhdoi kjo ure pa rruge, ose kjo rruge pa kalim deri ne ditet e sotme.
Ura e Ibrit ishte bere simbol i trashegimise te se keqes. Ishte shenje e ndasive etnike, urrejtjes, frikes dhe armiqesise midis dy popujve. Ajo ure tregonte mos funksionimin e shtetit te Kosoves dhe e nderhyrjes brutale paralizuese nga ana e politikes zyrtare te Beogradit.
Me se fundi, Ura e Ibrit e mbuluar
me tela me gjemba reflektonte edhe perplasjet gjeopolitike te fuqive e shteteve te ndryshme nderkombetare ne kete qoshe
te vogel te Ballkanit.
4. Asociacioni-ure ndarese brenda Kosoves
Sot mund te pyesin shume njerez: A po hapet komunikimi ne dy anet e ures se Ibrit? A mund te mendojme se shteti Kosoves do shtrije funksionimin e tij pertej kesaj ure? A hoqi dore pakica serbe nga rebelimi kunder Prishtines dhe nga orientimi nga Beogradi? A filloi keshtu procesi i pajtimit te brendshem shqiptaro-serb? E me ne fund, a do marrin fund me kete hapje ure edhe perpjekjet e tjera per jete e institucione paralele te pakicave serbe ne brendesi te Kosoves?
Pergjigja e ketyre pyetjeve na erdhi vite me pare kur akoma pa u pastruar Ura Ubrit nga telat me gjemba te se kaluares, hidheshin idete ogurzeza te nxjerr nga syndyket mesjetar te Vidvodanit per ngritjen e asociacionit te komunave me shumice serbe ne Kosove…
Shqetesim per asociacionin shfaqin here pas here edhe diplomate Ruse nga Beogradi ne Kremlin. Madje Kremlini ne nivelet me te larta eshte shprehur i brengosur per vonesen ne ngritjen e asociacionit serb ne brendesi te Kosoves.
Ky alarm serbo-rus per mos ngritjen e asociacionit te komunave me shumice serbe ne Kosove ka nje prapavije te qarte strategjike. Permes atij asociacioni synohet te mbyllen ura te tjera ne brendesi te Kosoves, te krijohen enklava qe lidhen ndermjet tyre, te paralelizohen ndarjet etnike, te ngrihet nje republika serbska ne mbare Kosoven.
4. Referendum ala Rus ne Ballkanin Evropian
Mbas krijimit te asociacionit te pakicave Serbe ne Kosove zgjidhja madhur do vije nga modeli Rus. Ashtu sikunder republika serbska ne B&H kerkon referendum per ndarje nga Federata e B&H, edhe ky associacion mund te inicioje nje referendum te tille ne momentin e pershtatshem per Serbine.
Referendume te tilla e kane frymezimin tek referendumi spektakolar i Krimese, i nxitur, i realizuar dhe i permbushur nga Rusia. Referendumi spektakolar i Rusise e shkeputi me dhune Krimene
nga teresia territoriale e Ukraines.
I njejti skenar, me te njejten strategji po ndiqet nga Serbia ne Bosnie & Hercegovine dhe ne Kosove. Ne B&H struktura serbe eshte gati. Republika Serbska zoteron rreth 51 perqind te territorit te Federates.
Nderkohe ne Kosove, Serbia nuk ka strukture te gatshme. Mitrovica e Veriut nuk ia permbushi kete mision. Prandaj po hapet Ura e Ibrit qe te krijohet mjedisi per depertimin e Serbise ne tere Kosoven nepermjet krijimit te asociacionit famekeq.
5. Shitet si Evropian, nje model i kundert
‘Ballkani i Hapur’ po shitet si model Evropian. Pikerisht si model i pajtimit Franko-Gjerman. Ne fakt nuk ka lidhje me ate model, bile eshte e kunderta e tij.
Gjermania kaloi nga totalitarizmi Hitlerian ne demokraci nepermjet tre reformave te thella, te shpejta dhe gjithperfshirese: denazifikimin, demitarizimin dhe demokratizimin. Keto tre reforma realizuan apologjine gjermane perballe gjithe botes. Ishte nje perballje e plote me te kaluaren, apologji dhe reparacione.
Serbia nuk ka ndermarre reforma te thella per kalimin nga totalitarizmi ne demokraci. Demilloshevizimi nuk eshte bere teresisht dhe rrenjesisht. Ne Serbi milloshevicianet jetojne e udheheqin pa Milloshevicin. Ne Serbi demilitarizimi jo vetem nuk eshte bere, por eshte bere ruso-militarizimi i vendit. Ne Serbi demokratizimi ka ngecur nga autoritarizmi i Vucicit dhe klanit te tij.
Serbia akoma as apologji nuk i ka kerkuar Kosoves per gjenocidin, krimet, zhdukjen e njerezve dhe rrenimet e shkaktuara gjate viteve 1989-1999. Serbia nuk ka kryer asnje reparation per demet e Luftes mbi ekonomine e Kosoves. Populli i Kosoves eshte mjaft fales. Ai din te fale, por kurre nuk harron.
Epilogu- ‘Ballkan i hapur’ me ura te mbyllura
Ura e Ibrit a do hapet, por dilema eshte: do shtrihet Shteti i Kosoves pertej ne Veriun e vet, apo do shtrihet asociacioni i Shtetit Serb ne brendesi te Kosoves.
Urat jane me shume kalime. Kembanat bien per t’u degjuar. Por degjojne ato qe kane veshe…
‘Ballkani i Hapur’ – Ballkan i shqyer…