Nga nesër maska do të jetë e detyrueshme në çdo ambient publik. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës,
Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka zbardhur udhëzimin se kur duhet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim, udhëzim që hyn në fuqi nga nesër.
Sipas Fiços maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën dhe s’duhet të preket kur vendoset.
Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë:
- Sa herë dilni nga shtëpia
- Çdo individ mbi moshën 11 vjeç
- Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
- Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
- Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
- Edhe gjatë ecjes në rrugë
- Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
- Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
- Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
- Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
- Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
- Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
- Në të gjitha institucionet fetare
- Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
- Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë.
Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj:
- Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
- Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
- Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
- Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
- Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
- Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
- Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
- Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
- Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse s(maskës).
- Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
- Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
- Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
- Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
- Kur në makinë është vetëm drejtuesi.
Sa i përket ndëshkimit do të jetë “3 mijë lekë gjobë kur nuk vendoset maskë dhe 5 mijë lekë kur përsëritet”.
© Argumentum